-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Vrau vjehrrit dhe futi në valixhe, dënohet me 30 vite burg 39-vjeçarja shqiptare

Elona Kalesha, 39 vjeçarja e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, Teuta dhe Shpëtim Pashko është dënuar sot nga Gjykata e Lartë e Firences me 30 vite burg.

Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në tetor 2015 dhe trupat e tyre të copëtuar, u gjetën në dhjetor 2020 në valixhe. Elona dyshohet se futi bashkëshortët në kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre Taulantin.

Ky i fundit, i burgosur në Sollicciano për krime droge, do të lirohej nga burgu më 2 nëntor 2015. Prindërit e tij u zhdukën një ditë më parë, dhe provat tregojnë se personi i fundit që i pa ata ishte Elona.

Kalesha u arrestua nga policia italiane për vrasjen makabre të çiftit Pasho, pasi dyshohet se e kreu vrasjen me paramendim dhe sipas hetuesve ajo kishte si qëllim që t’i eliminonte për t’u marrë 40 mijë euro, por edhe për shkak se mendohet se ajo e urrente nënën e të dashurit pasi nuk e donte.

Një tjetër pretendim i saj ishte se ajo i vrau vjehrrit në mënyrë që t’i parandalonte që ata t’i tregonin të birit kur të dilte nga burgu, që Elona kishte abortuar në Tetor të 2015-s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img