14.1 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Buy now

spot_img

Opozita do t’ia shprehë Mogherinit kundërshtitë për Asociacionin e Demarkacionin

 

Edhe liderët e subjekteve politike opozitare do të takohen me përfaqësuesen e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, gjatë vizitës që të shtunën ajo do ta realizojë në Kosovë. Asaj do t’i paraqiten kundërshtitë për Asociacionin e Demarkacionin

Mogherini, e cila është edhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, do të ndodhet në Prishtinë në kuadër të turit që është duke e zhvilluar në rajon. Ajo do të takohet me autoritetet politike, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, si dhe kryeministrin Isa Mustafa. Do të vizitojë edhe urën qendrore në Mitrovicë që prej pasluftës ka simbolizuar ndarjen e qytetit që në jug të Ibrit banohet nga shqiptarët e në veri nga serbët.

Midis porosive që ajo pritet t’i lërë në Prishtinë, është zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës e Serbisë, dhe të ndërmjetësuara nga vetë ajo. Midis tyre është edhe Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila është konfirmuar të jetë jokushtetuese në shumë pika të saj. Veç kësaj, pritet të kërkojë edhe ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, si një nga dy kushtet e vetme për liberalizim të vizave që i kanë mbetur Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img