3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Memorandum bashkëpunimi mes ATK-së dhe Departamentit për Tatimin në Pronë

Drejtori Ekzekutiv i ATK-së, Ilir Murtezaj, dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Enis Spahiu, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum ka për qëllim rritjen e shkëmbimit të informatave lidhur me zbulimin dhe parandalimin e evazionit tatimor, si dhe për ngritjen dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional.

“Bazuar në përgjegjësitë e memorandumit, Departamenti i Tatimit në Pronë do t’i sigurojë qasje për lexim dhe printim të informatave në bazën e të dhënave të regjistrave të tatimit në pronë për zyrtarët e autorizuar nga ATK, bazuar në Ligjin Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme dhe Ligjin 03/L 222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat” thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, ATK-ja do të caktojë zyrtarët e autorizuar, detyrat e të cilëve kërkojnë të kenë qasje në bazat e të dhënave të regjistrave të tatimit në pronë, përmes ueb-it, dhe do të kërkojë me shkrim nga DPT krijimin e llogarive të koduara të përdoruesve për zyrtarët e autorizuar nga ATK.

Tutje thuhet se finalizimi i këtij memorandumi, është bërë me qëllimin e vetëm për parandalimin, zbulimin e evazionit tatimor, dhe për qëllime të tatimit në pronën e paluajtshme./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img