4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dy persona bëhen llom mes vete në Prizren, njëri nga ta përfundon në spital

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpeshherë përcillen me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit, e madje ka raste kur eskalojnë edhe në kanosje serioze e përleshje. Kështu ndodhi mëngjesin e djeshëm në rrugën ‘Rifat Ukimeri’ në Prizren.

Dy persona janë përfshirë në një konflikt verbal, i cili më pas ka eskaluar në dhunë fizike.

Dy të dyshuarit kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që të dyshuarit të hetohen në liri për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img