Pica e Bekim Haxhiut dhuruar Armend Mujës ishte bërë temë diskutimit në Kuvend para një jave.
Sot Muja ka quajtur “trillime” këto pretendime dhe i ka quajtur stile mafioze.
“Është trillim i pastër kështu tamam në stilin e këtyre tre. Këta janë të moçëm në politikë dhe i njoh nga Mtirovica e jo personalisht. As nuk i kam takuar kurrë e as nuk i njoh. Krejt këto pica e pronto i kanë stile mafioze të tyre”, ka thënë ai.
Sipas tij kjo u bë më qëllim që t’i ikin temës se diskutimit.
“Krejt debatin e deflektoj pasi që nuk deshi të flas për temën që e mori. As Shalën e Haxhiun nuk i njoh personalisht. Këta janë sjellë korrekt me mu në komision. Por duket se i janë marrë zonat e interesit të Trepçës dhe e sheh që prapa është Ferat Shala. Kur i merr në komision hetimor të dalin miqtë e Ferat Shalës”, shtoi ai.
Në kohën kur Muja ishte i arrestuar nën dyshimet për korrupsion, Shala tha se nga burgu e ka nxjerr kolegu i tij nga PDK, Bekim Haxhiu. Madje, sipas Shalës ai i kishte dërguar edhe picë në stacionin e policisë./PrishtinaPress/