Një person është plagosur në Prishtinë nga arma e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në minutat e para të ditës së enjte, në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Ajo theksoi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet dhe po punohet për arrestimin e të dyshuarit./PrishtinaPress/