4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Është idiotësi”, “pseudoprofesor”, përplasen keq Driton Selmanaj e Besnik Bislimi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj dhe zv.kryeministri Besnik Bislimi janë përplasur ashpër në Kuvendin e Kosovës sa i përket çështjes së deklaratës për personat e pagjetur për të cilën janë marrë vesh Kosova dhe Serbia në Bruksel.

Bislimi ka kundërshtuar konstatimin e Selmanajt se përmes asaj deklarate Kosova dhe Serbia janë barazuar sa i përket krimeve.

Tutje Bislimi ka thënë se gjatë Qeverisë së Avdullah Hoti tema e të pagjeturve ishte trajtuar pa urgjencë dhe sipas tij deputeti Driton Selmanaj ka deklaruar se “tema e të pagjeturve është ezauruar”, raporton Gazeta Express.

“Sa i përket deklaratës për personat e pagjetur apo zhdukur me forcë. Kjo është deklaratë e dakorduar në Bruksel nga ish-kryeministri Hoti. I ka 7 fjali. Dhe gjashtë fjali tregojnë se si do të krijohet komisioni, kur do të bëhet puna. Ka zero sqarime për atë se sa i rëndësishëm është problemi i personave të pagjetur dhe ka titullin “Missing persons”. Këtu thuhet që me çështjen e të pagjeturve do të merremi një vit pasi ta kemi marrëveshjen finale me Serbinë. Dmth zero urgjencë në trajtimin e kësaj çështjeje. Më 8 shtator 2020 keni deklaratat e z.Selmanaj keni deklaratat e deputetit Selmanaj ku thotë që kjo temë është ezauruar”, ka thënë Bislimi.

“Deklarata që ne jemi dakorduar e ka titullin “Deklarata e kryeministrit Albin Kurti”. Ju po thoni keni gabuar që keni hequr termin “të zhdukur me dhunë”. Tregoni kur e keni futur ju, që ne e kemi larguar. Unë mund të iu gjej dokumente të gjykatës evropiane që iu referohet personave të zhdukur me dhunë apo “frocibly dissapeared persons”. Është mirë me e idnetifiku vetëm një fjali këtu që vendos barazi në krime. Personat e zhdukur nuk janë kategori e re, ata dihen me emra e mbiemra. Dihet kush i ka zhduke.Është idiotësi të thuhet se po barazohen krimet. Kur dihet kur kanë ndodhur krimet, cilët janë personat e zhdukur me dhunë dhe kush ka informata që mund të shpiejnë në gjetjen e këtyre peronave”, ka shtuar tutje numri dy i Qeverisë.

Bislimit i ka reaguar menjëherë Driton Selmanaj duke thënë se është fat i tmerrshëm për Kosovën që përfaqësohet nga zv.kryeministri Besnik Bislimi. Deputeti i LDK-së ka thënë se mund të sjell dokumentacione në të cilën argumentohet se çështja e personave të zhdukur është trajtuar si top-prioritet nga Qeveria Hoti dhe se për këtë gjë janë kritikuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

“ Është fat i tmerrshëm për Kosovën që ka një nivel të tillë të përfaqësimit me këtë preson. Tema e të pagjeturve, janë fakte historike kur të doni ua sejlli me dokumente. Ka qenë temë top prioritet që të mos hyjmë në asnjë temë tjetër. Ne kemi thënë që s’ka marrëveshje për asnjë çështje , temë tjetër, pa njohjen reciproke. Pa marrëveshje finale, të gjitha temat, të pagjeturit, reperacionet e luftës. Nuk është ai dokument që po i referoheni. Ka qenë top prioritet, edhe pse Bashkësia ndërkombëtare na ka kritikuar pse po e trajtoni top prioritet”, ka thënë deputeti Selmanaj.

Ndërkohë është sqaruar edhe një herë për deklaratën për të cilën Bislimi pretendonte se e ka thënë. Selmanaj ka thënë se asnjëherë s’ka thënë se çështja e personave të zhdukur është ezuaruaruar por që çështja e raportimit si instrument është konsumuar.

Selmanaj thotë se përdorja e një çështje të tillë është skenar perfid i Vetëvendosjes dhe kauzë që e kishte përdorur kundër tij.

Ai thotë se një gjë të tillë po e vazhdon edhe një “pseudorprofesor” sikurse Besnik Bislimi.

Selmanaj ka thënë se për ata që kanë gjak shqiptari, tema e të pagjeturve asnjëherë nuk ezaurohet derisa i është drejtuar Vetëvendosjes duke iu thënë se nëse dikush nga ta dyshon për gjakun e vetë s’është faji i tij.

“Kam thënë në këtë Kuvend, çështja e raportimit si instrument është konsumuar. Kurrë në jetën time s’kam thënë që çështja e personave të zhdukur është konsumuar , por është skenari perfid dhe i poshtë e iditoeskt që Vetëvendosje ka ndërtuar kundër meje atëherë si kauzë kundër meje dhe fatkeqësisht që vazhdon edhe sot një pseudoprpfesor të thirret. Unë kam thënë instrumenti i raportimit është konsumuar. Tema e të pagjeturve, kushdo që ka gjak shqiptari në organizëm, kurrë nuk konsumohet. A ju dikush që dyshoni në gjakun tuaj nuk iu kam faj unë, dhe këtë duhet ta dini”, ka përfunduar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img