14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Një emër e kishte shlyrë nga lisa e likuidimit, shtohet misteri rreth 14 vjeçarit që vrau 9 persona në një shkollë në Beograd

Masakra që 14 vjeçari Kosta Keçmanoviq bëri dje në një shkollë fillore në Beograd, tronditi Serbinë e rajonin.

Keçmanoviq, nxënës i klasës së shtatë fillore, kishte planifikuar qysh më parë masakrën. Ai vrau rojën e shkollës, Dragan Vlahoviq, si dhe tetë bashkëmoshatarë të tij.

Telefoni i tij zbulon shumë sekrete dhe supozohet se Keçmanoviq po kërkonte një mënyrë për të bërë një koktej molotovi.

Forenzika telefonike do të përcaktojë edhe detajet e bisedave dhe kujt i ka shkruar në mëngjesin fatal.

Siç tha shefi i policisë së Beogradit, Veselin Miliq, Keçmanoviq e kishte planifikuar krimin për një muaj.

14 vjeçari kishte përpiluar edhe një listë të fëmijëve që ai kishte planifikuar t’i likuidonte. Ai përpunoi një plan për hyrjen dhe daljen nga shkolla dhe vendosi objektiva prioritare.

Ajo që u ra në sy të gjithëve ishte se një person në këtë listë ishte fshirë, dhe siç dyshohet, arsyeja është afrimi me ndonjë nga nxënësit që ishin në të.

Kujtojmë se 14 vjeçari është arrestuar menjëherë. Po ashtu gjatë ditës u arrestuan edhe dy prindërit e tij./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img