1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Abazi thotë se Kurti është duke e menduar për çdo ditë se si do të vijë deri te zgjedhjet e reja

Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka thënë se duke parë situatën me dialogun Kosovë – Serbi, sidomos pas takimit të djeshëm në Bruksel, kryeministri Kurti është duke e menduar çdo ditë se si të vije deri te zgjedhjet e reja.

Kjo sepse sipas Abazit, viktimizimi ka sjellur në të kaluarën rezultate, madje ai tha se Kurti ka tentuar që edhe Abazin para qytetarëve ta paraqesë si një adresë të rrëzimit të Qeverisë.

“Kemi dy rrugëdalje këtu. Një rrugëdalje është që të zbatojmë krejt çka na thuhet me çkado që është e mundur, që të kërkojmë atë garancionin që së paku të mos preket rendit kushetues i vendit që unë mendoj që ka me qenë shumë  e vështirë në këtë proces, apo kthimi i Kurtit dhe pranimi i faktit që nuk mundemi më, nuk mund të vazhdojmë në këtë formë. Unë mendoj që aq sa e njoh zotin Kurti kryeministrin. Ai është duke e menduar për çdo ditë se si do të vijë deri te zgjedhjet e reja. Natyrisht që viktimizimi ka sjellur në të kaluarën rezultate, sigurisht që ka tentuar që edhe unë të jem një prej atyre që para qytetrëve të bëhem adresa e rrëzimit të Qeverisë. Nuk do e bëjë një gjë të tillë asnjëherë, sepse nuk e mendoj që kjo është çështje e një deputeti, por është kthim tek sinqeriteti politik”, tha Abazi në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img