Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, është zgjedhur kryesues i Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës (ShSKUK).
Bardiqi këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa tha se detyrat që i janë besuar “si gjithnjë do t’i kryej me përgjegjësi dhe nder”.
Qeveria e Kosovës, më 26 prill të këtij viti, njoftoi për emërimin e Bordit të ri të ShSKUK-së.