1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kica-Xhelili i quan kontradiktore deklaratat e Kurtit për Asociacionin

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Kurti për Asociacionin,  pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Këto deklarata, Kica-Xhelili i emërtoi si oksimoron apo si kontradiktore.

“Në gjuhën angleze ekziston një term figurativ: oxymoron. I referohet fjalëve kontradiktore që shfaqen të ndërlidhura. P.sh.: Me “qetësi shurdhuese” po thuhet e “vërteta e rrejshme” e “realitetit fiktiv” të krijuar nga monopolizuesit e “shpresës së dëshpëruar”. Ose: Asociacion nuk ka, por ka ‘vizion’ të draftit të Asociacionit. ‘Oxymoron’ i llojit të vet apo paradoks?”, shkroi ajo në Facebook, përcjell Reporteri.net.

Kryeministri, Albin Kurti pas takimit të nivelit të lartë politik me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ku miratuan Deklarata për Personat e Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe u diskutuambi draft-statusin e Asociacionit, deklaroi para mediave se ka prezantuar një draft-vizion për Asociacionin.

Por, Kurti tha se draft-statuti për Asociacionin i paraqitur nga Ekipi Menaxhues “është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, vlerat evropiane, të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane”.

Postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img