1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ja sa kushton një selfie me Obamën në Berlin

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ndodhet prej ditës së djeshme në Berlin dhe pasditen e sotme do të shfaqet në “Mercedes-Benz Arena”. Kështu, mbështetësit e tij mund të rezervojnë biletat për të parë nga afër fjalimin e tij.

Një mbrëmje me Barack Obamën për sfidat dhe mundësitë e mëdha të kohës sonë”, titullohet eventi me biletat që arrijnë në 600 euro. Biletat më të lira, prej 61.10 euro dhe 83.10 euro tashmë janë shitur, por nëse dikush dëshiron ta shikojë Obamën nga afër, do t’i duhet të paguajë akoma më shumë.

Konkretisht, për të marrë “Bileta e Artë”, një person do të duhet të paguajë shumën prej 600 euro. Kjo përfshin një pije, darkë në restorantin e arenës dhe ulëse në rreshtin e tretë ose të katërt nga skena.

Mbrëmë, Obama shijoi një darkë në një restorant italian në Berlinin Perëndimor me ish-kancelaren Angela Merkel dhe bashkëshortin e saj, Joachim Sauer. Obama po qëndron në hotelin “Adlon”, në “zemrën” e Berlinit.

Që nga fundi i presidencës së tij gjashtë vjet më parë, presidenti i parë afrikano-amerikan në SHBA ka bërë një pasuri duke shkruar libra dhe duke dhënë leksione në mbarë botën. Së bashku me bashkëshorten e tij Michelle Obama, ata vizituan Spanjën të premten e kaluar ku ndoqën koncertin e këngëtarit të njohur Bruce Springsteen.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img