1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nga 22 maji

Sindikata e re e Korporatës së Energjisë së Kosovës ka bërë të ditur se nëse kërkesat e tyre për rritjen e pagave nuk përmbushën deri më 19 maj, atëherë nga data 22 maj do të hyjnë në grevë.

Sindikata e KEK-ut përmes një njoftimit ka bërë të ditur se e kishin mirëpritur vendimin e bordit se deri në fund të prillit 2023 do të shqyrtohet kërkesa e tyre për rritje të pagave, por sipas tyre deri më këtë datë nuk kanë parë asnjë lëvizje nga menaxhimet dhe bordi.

 

Njoftimi i plotë:

Në mbledhjen e mbajtur nga sindikatat e KEK-ut më datë 02.05.2023 është marr vendim si në vijim:

Ne si sindikatat të KEK-ut e patëm mirëpritur komunikatën për media të bordit të dhënë më datë 03.04.2023 se deri ne fund të prillit 2023 do të shqyrtohet kërkesa jonë për rritje të pagave. Përkundër mirëkuptimit tonë për të pritur deri me këtë datë, nuk kishte asnjë lëvizje nga menaxhmenti dhe bordi në atë drejtim edhe pas muajit prill.

Përkundër presionit të madh të punëtoreve për kërkesën e tyre shumë të arsyeshme dhe legjitime për rritje të pagave, pas takimit të fundit me z.Perparim Kabashi u.d i KE dhe stafit të tij duke na kërkuar përsëri kohe, ne presim që deri me datë 19.05.2023 të kemi vendim për rritje të kënaqshme të pagave.

Në të kundërtën, nëpërmjet këtij vendimi ju njoftojmë se ne si sindikatat vendosim të hyjmë ne GREVË nga data 22.05.2023 deri ne plotësimin e kërkesës së vetme për rritje te pagave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img