2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

“U kisha para borxh, më kërcënuan”, si u kap i riu shqiptar në një fermë kanabisi në Britani

Të rinjtë shqiptarë që zgjedhin të punojnë në ferma kanabisi në Britani të Madhe janë të shumtë.

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 muaj burg, pasi u kap në një fermë kanabisi në Britani.

Një prej tyre është Ismail Tota, 22-vjeç. Ai është dënuar me 7 muaj burg, pasi u kap në një fermë kanabisi ku punonte si “ujitës i bimëve” .

Mediat e huaja shkruajnë se Tota ishte marrë nga dy shqiptarë të tjerë. Gjatë kontrollit fizik në ambient, policia gjeti dhe sekuestroi 63 bimë kanabisi me vlerë mbi 256 mijë paund.

“U kisha para borxh dhe u kërcënova nga dy burra se mund të lëndonin familjen time në Shqipëri. Para katër javësh kam ardhur në Britani dhe nuk kisha ku qëndroja. Nuk e dija që ishte drogë, më thanë vetëm që do ujisja bimët”, u shpreh ai gjatë seancës gjyqësore.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img