Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Itali.
Dy të zhdukurit janë në Fontaneliçe, në provincën e Bolonjës, ku u shemb një shtëpi dhe një burrë mbi 80 vjeç i vdekur në Kastel Bolonjeze.
”Është një situatë shumë e vështirë, një pjesë e argjinaturës është shembur dhe ne kemi evakuuar një pjesë të banorëve”, tha Luca Della Godenza, kryebashkiak i Kastel Bolonjezes.
”Kemi mbyllur shkollat si masë paraprake dhe ka shqetësime të mëdha për të udhëtuar për shkak të ndalimit të trenave dhe ujit që ka pushtuar Via Emilian”, shtoi ai.