0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haki Abazi akuzon Mimoza Kusarin se po inskenon një përplasje fizike mes tij e Sali Zybës

Deputeti Haki Abazi në një postim në Facebook ka akuzuar deputetët e Vetëvendosjes se kanë dashur t’ia ndërrojnë ulësen në Kuvend.

Ai tha se kur ka shkuar te ulësja e vet, ishte hequr kartela nga aparati dhe në ulësen e tij ishte ulur deputeti Besim Myzaqi, ndërsa afër tij ishte Sali Zyba.

“Incidenti i radhës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Kur shkova te ulësja në kuvend, me urdhër të Kurtit dhe pa paralajmërim, nga Çadra e Gadafit, kishin urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që të ulet në vendin tim, duke e hequr kartelen time nga aparati , dhe afër tij kishin zhvendosur Sali Zybën. Kaq fuqi kanë, kaq dije kanë dhe me këto gjëra merren, kush ku ulet dhe me kënd flet. Turp Krejt dhe Drejt!”, ka shkruar ai në Facebook.

Abazi tha se “për të mbuluar dështimin në Kuvend”, është tentuar të orekstrohet skandal e përplasje fizike mes tij dhe SAli Zybës.

“Ky mentalitet politik i Kurtit është dëshpërues dhe veprim fëmijësh”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Incidenti i radhës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Kur shkova te ulësja në kuvend, me urdhër të Kurtit dhe pa paralajmërim, nga Çadra e Gadafit, kishin urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që të ulet në vendin tim, duke e hequr kartelen time nga aparati , dhe afër tij kishin zhvendosur Sali Zybën. Kaq fuqi kanë, kaq dije kanë dhe me këto gjëra merren, kush ku ulet dhe me kënd flet. Turp Krejt dhe Drejt!

Si duket për të mbuluar dështimin në Bruksel të një rezultati negativ që ka orientuar procesin drejt ose kompromisit që e dështon rendin kushtetues të vendit ose e izolon Kosovën nga perendimi, deshën sot në Kuvendin e Kosovës të orkestrojnë një skandal e pëprlasje fizike me Sali Zybën. Asnjë kuptim tjetër nuk kishte prezenca e përforcuar e Zybës. Ky mentalitet politik i Kurtit është dëshprues dhe veprim fëmijësh.

Nuk ka rëndësi ku ulem, në cilën pjesë të parlametit apo nê cilin kapacitet do të flas, unë jam betuar për të thënë të vertetën dhe për të mbrojtur interesin publik të vendit tim.

Albini nuk na paska kenë ndryshimi, Albini është vazhdimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img