Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin për matjen e territorit të Kosovës dhe shënjimin e kufirit me Mmalin e Zi.
Qeveria ka vlerësuar se Kosova nuk ka humbur asnjë metër katror.
Kryeministri Mustafa ka thënë se Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër katror sidomos me Malin e Zi/PrishtinaPress.eu/
Fjala e plotë e kryeministrit Mustafa:
Jam i lumtur që kemi pasur qëndrimet nga SHBA që kanë vlerësuar lartë këtë raport duke u përputhur që të gjitha faktet.
Jemi të sigurt që Kosova për gjeneratat e ardhshme se nuk e ka humbur asnjë metër katror në shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Kjo qeveri nuk ka hezituar në asnjë moment që të punoj dhe të konstatoj gjendjen reale për këtë çështje, në mënyrë që të mos cenohet territori i Kosovës.
Ne kemi një përkushtim të madh edhe sot me argumente se Kosova nuk ka humbur tokë dhe se shpresoj që me këtë hapet një proces për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.
Këtë raport do ta publikojmë në faqen zyrtare të Qeveris dhe do t’ia përcjellim Presidenti dhe deputetëve të Kuvendit dhe të njoftohen në lidhje me këto të arritura dhe do të bëjmë një përpjekje që ta prezantojmë këtë raport para çdo qytetari.
Unë jam i bindur se edhe ky raport sot ë jap rezultate pozitive në spektrin politik në interes të vendit ku do të ndikoj në përparimin euroatlantik. Dua të falënderoj komisionin për matjen e territorit të cilët kanë bërë një punë të mirëfilltë për vendin si kontribut të veçantë.