-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

14 vite burgim për gjashtë të pandehurit për trafikim me njerëz

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për të Mitur ka shpallur aktgjykimin ndaj të pandehurve F.Sh.1 dhe F.Sh.2.

Ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale trafikimi me njerëz nga neni 139 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës, si dhe ndaj të pandehurve B.Q, L.P, F.N dhe F.U, të akuzuar se secili veç e veç, ka kryer veprën penale trafikimi me njerëz nga neni 139 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 5 të KPK-së.

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të pandehurës F.Sh.1 për veprën penale me të cilën e ngarkon akuza, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite e gjashtë (6) muaj. Të pandehurin F.Sh.2 me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë muaj.

Ndërkaq të pandehurit  B.Q. L.P, F.N, F.U, i gjykuoi secilin me nga dy (2) vite burgimi.

Të pandehurit F.Sh.1 dhe F.Sh.2, akuzohen se gjatë vitit 2004 deri në vitin 2007, në bashkëkryerje kanë trafikuar të dëmtuarën – viktimën e mitur, me çka kanë keqpërdorur pozitën e saj të ndjeshme për shkak të gjendjes materiale dhe moshës së re, duke e mbajtur në shtëpinë e të pandehurës F.Sh.1.

Ata e kanë detyruar që pa dëshirën e saj t’u ofrojë shërbime seksuale në këmbim të parave të pandehurve B.Q, L.P, F.N, F.U dhe personave B, D, H, me ç’rast të pandehurit kanë bërë rekrutimin e të dëmtuarës, organizimin e takimeve dhe transportimin e saj deri tek personat e lartshënuar për shërbime seksuale.

Ndërkaq të akuzuarit B.Q, L.P, F.N dhe F.U aktakuza i ngarkon me veprën penale sepse gjatë periudhës së njëjtë, kanë shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, për të cilën kanë qenë në dijeni se është e moshës së re dhe viktimë e trafikimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img