-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nxënësja rrëfen tmerrin në shkollën e Beogradit: Më vrau dy shokë, u shtriva mes tyre që të mendonte se kam vdekur

Mëngjesi i sotëm ishte i përgjakshëm në shkollën fillore ‘Vladislav Ribnikar’ në Vraçar të Beogradit, pasi që një nxënës 14-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur të paktën gjashtë persona.

Sipas mediumit serb nova.rs, në mesin e viktimave janë edhe një rojë e shkollës dhe një mësimdhënës i lëndës së historisë.

Ngjarjen e rëndë e ka përshkruar edhe një nxënëse e kësaj shkolle, e cila ka thënë se për të shpëtuar është bërë si e vdekur pranë trupave të shokëve të saj.

“Ka filluar të qëllojë rastësisht. Fillimisht ka qëlluar mësuesin e historisë dhe më pas ka vazhduar. Ai vrau dy nga miqtë tanë, unë isha e shtrirë mes tyre dhe ai mendonte se kam vdekur. Ai doli nga klasa, të shtënat dëgjoheshin ende. Kur u ngrita e pashë Dragançetin të vdekur”, tha vajza.

Siç raportojnë mediat serbe, pas të shtënave studenti tentoi të largohej me vrap, por shumë shpejt policia e mori në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img