-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria e subvencionon edhe me 1.87 milionë euro “Trepçën”

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe UD kryeshefi ekzekutiv i Trepçës, Enis Abdurrahmani, kanë lidhur sot dy marrëveshje për subvencionimin e ndërmarrjes me 1.87 milion euro.

Sipas një komunikate të ME-së, me këto mjete Trepça ShA, do të kryejë investime kapitale prej 970 mijë eurosh në tri njësitë biznesore, minierat me flotacion në Stantërg, Kishnicë-Artanë dhe Kopaonik-Leposaviq dhe do të mbulojë shpenzime operative në vlerë 900 mijë euro.

“Deri në fund të vitit, ndërmarrja do të përfitojë 3 milionë euro subvencione nga Ministria e Ekonomisë si dhe kredi 20 milionë euro nga Qeveria e Republikës për investime kapitale në makineri minerare dhe flotacion të ri”.

Marrëveshjet e sotme u nënshkruan në mjediset e njësisë biznesore Kishnicë-Artanë, ku i pranishëm ishte dhe nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti”.

“Zyrtarët e ministrisë, ndërmarrjes dhe komunës u ndalën për drekë pune në mensën e punëtorëve, që ka rinisur punën vjeshtën e kaluar, pas gati dy dekadash”, veçohet në njoftim.

Sipas komunikatës, Trepça ShA e ka mbyllur vitin 2022 me bilanc pozitiv, për herë të parë nga përfundimi i luftës./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img