-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Nëse dëshironi një zorrë të shëndetshme, hajeni këtë produkt çdo ditë

Ndërsa koha kalon dhe ne vazhdojmë të mësojmë gjithnjë e më shumë rreth asaj se cilët faktorë ndikojnë në shëndetin tonë, është bërë mjaft e qartë se ajo që ndodh në zorrët tona është mjaft e rëndësishme.

Mbledhja e mikroorganizmave që jetojnë në sistemin tretës së njeriut është e njohur kolektivisht si mikrobioma e zorrës, dhe ka prova çdo ditë e më shumë që sugjerojnë se larmia dhe shumëllojshmëria e mikrobeve në trupat tanë mund të ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm në një mënyrë dramatike, si për në aspektin pozitiv ashtu edhe në atë negativ.

Tani, hulumtimi rreth një “superushqimi” të njohur zbulon se përfshirja e tij në dietën tuaj ditore, mund ta përmirësojë dukshëm shëndetin e zorrëve dhe i mbanë mikrobet tuaja të lumtura.

Gjatë dekadës së fundit, avokadoja shumë shpejtë është bërë një ushqim i shëndetshëm popullor. E dimë prej kohësh që avokadot janë të mira për ne, por vetëm kohët e fundit është bërë e qartë se sa përfitime ofron kjo lloj frute. Avokadoja është e mbushur me yndyra të shëndetshme dhe vlera ushqyese të cilat na ndihmojnë të mirëmbajmë shëndetin. Dhe sipas një hulumtimi të fundit të publikuar në “Journal of Nutrition”, ajo është e mirë edhe për mikrobet që jetojnë në zorrë.

Duke qenë se këto mikrobe janë jetike për shëndetin dhe marrë parasysh se avokadot janë të mbushura me vlera të mira ushqyese, hulumtuesit kanë dashur të shohin nëse kjo frutë kishte ndonjë ndikim të madh tek mikrobet e zorrës, prandaj edhe e kanë bërë një eksperiment të thjeshtë.

Mbi 160 të rritur u rekrutuan në këtë hulumtim dhe dietat e tyre u modifikuan pak. Ata u ndanë në dy grupe. Grupit të parë iu dha një vakt i veçantë që përfshinte avokado, kurse grupit tjetër u është servuar i njëjti ushqim por pa avokado. Përveç këtij ushqimi, ata ishin të lirë që gjatë ditës të konsumonin çdo gjë tjetër që do ta hanin normalisht. Më pas pjesëmarrësit siguruan mostra gjaku, urine dhe jashtëqitje para, gjatë dhe pas eksperimentit. Pas 12 javësh kur mbaroi eksperimenti, të dhënat u analizuan dhe u nxjerrën disa përfundime shumë interesante.

Si fillim, individët që kishin konsumuar vaktet me avokado kishin më shumë mikrobe të zorrëve të afta për t’i shpërbërë fibrat, sesa ata që konsumuan ushqim pa këtë frutë. Këto mikrobe janë të dobishme në shumë mënyra, përfshirë këtu prodhimin e përbërjeve të cilat janë të mira për sistemin tonë të tretjes. Përfundimisht, tek personat që konsumuan avokado çdo ditë për dy javë rresht, u gjet një larmi më e madhe e mikrobeve të mira dhe shumëllojshmëria e mikrobiomës së zorrës ka kohë që lidhet me një shëndet më të mire.

Studiuesit arritën në përfundimin se një dietë që përfshin avokado në baza ditore, ndikon në fiziologjinë e tretjes si dhe përbërjen dhe funksionet metabolike të mikrobiotës së zorrëve, në një mënyrë pozitive. Prandaj, nëse dëshironi mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe të shijshme për mirëmbajtjen e mikrobeve të zorrës, bëjeni shprehi konsumimin e 1 avokadoje në ditë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img