Qeveria e Kosovës, të premten do të mblidhet për të diskutuar në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
Pika kryesore e rendit të ditës është shqyrtimi i Raportit Faktografik të Komisionit të Ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës.
Në agjende janë parapare edhe disa pika të ndryshme.