-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KDI: Komuna e Rahovecit më transparentja në regjion

Komuna e Rahovecit renditet në vendin e parë nga KDI për transparencë  në regjionin e Prizrenit

Bazuar në transparometrin Komunal të publikuar nga KDI, Komuna e Rahovecit del të jetë Komuna e parë më transparente në kuadër të Komunave të regjionit të Prizrenit për periudhën korrik-dhjetor me 79.7% të nivelit të përgjithshëm bazuar në katër shtylla ku janë të përfshirë 44 indikator, siç janë: Transparenca e Kuvendit të Komunës, Transparenca e Ekzekutivit, Transparenca Financiare e Komunës dhe Transparenca në Konsultime me Publikun.

“Transparenca e Kuvendit të Komunës, del të jetë me transparent në krahasim me Komunat tjera të regjionit të Prizrenit me 30.0 pikë nga 35 sa është maksimumi i pikëve.Transparenca e Ekzekutivit, nga 35 pikë sa edhe është maksimumi i pikëve, me 27.0 pikë është vlerësuar. Transparenca Financiar e Komunës, në transparencën financiare është vlerësuar me 32.3 pikë nga 35 të mundshmet dhe është vlerësuar si shtylla e dytë më transparencë në kuadër të katër shtyllave të vlerësuara.”, thuhet në një njoftim.

Sipas këtij njoftimi pikët maksimale ka marr tek “ndryshimet buxhetore të miratuara në Kuvendin e Komunës”, “publikimi në Web faqen e komunës së raporteve tre mujore financiare si dhe vjetore”, “publikimin e raportit të Auditmit për vitin 2015”, “publikimi i të hyrave vetanke të Komunës në baza periodike”, “plani i buxhetit dhe kohëzgjatja e projekteve kapitale” si dhe publikimi i “listës së pronave dhe asteve Komunale të dhëna dhe të marra me qira”.

Komuna e Rahovecit është notuar pozitivisht në disa nga indikatorët si “material përcjellëse për qytetarët për dëgjimet publike dhe buxhetore” si dhe “hapjen e të dhënave statistikore (OPEN DATA)”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img