12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Kurti bëri një gabim ahistorik, skandaloze

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur skandaloze deklaratën për personat e zhdukur, të cilën e miratuan mbrëmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Çitaku tha se kjo deklaratë “përfundimisht e liron Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare” për këtë çështje.

“Sot ishte përvjetori i masakrës në Studime, ku 116 civil të pambrojtur, gra e burra, pleq e fëmijë, u vranë brutalisht nga aparati shtetëror i Serbisë. Po sot, Kryeministri Kurti bëri një gabim ahistorik”, shkroi Çitaku mbrëmë në Facebook.

“Shqetësuese se si bëhet barazimi palëve sa i përket provave materiale për të zhdukurit, të cilat prova gjoja gjenden nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve”, shtoi ajo.

Deklarata e miratuar, sipas Çitakut, e barazon Kosovën me Serbinë në këtë çështje.

“Kjo Deklaratë përfundimisht e liron Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare për zhdukjen me dhunë të individëve gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) kurse Kosovën e gjuan në rolin e palës që ka kryer krime në mënyrë institucionale, njëjtë sikur Serbia. Skandaloze”, shkroi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img