-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Kush e ka propozuar largimin e emrit “Hasan Prishtina” nga UP-ja

Kjo shtatore te rektorati i Universitetit të Prishtinës është e vendosur tash e sa vite.

Veç përmes saj, veprimtari i shquar kombëtar ishte nderuar duke e emëruar këtë institucioni të arsimit të lartë me emrin Hasan Prishtina.

Por, ky vendim po synohet të tërhiqet prapa pas propozimit të rektorit Qerim Qerimi.

Këtë nuk do ta lejojnë udhëheqësit e fondacionit “Hasan Prishtina” dhe shoqata “Luma” të cilët këtë të marte organizuan një aksion simbolik.

Nipi i Hasan Prishtinës, Mehmeti nuk kurseu kritikat për rektorin Qerimi.

Bindshëm iniciativën e rektorit po e kundërshton edhe Shefqet Hoxha nga shoqata “Luma”.

Në këtë aksion simbolik nuk munguan edhe përfaqësuesit nga Shkupi, të cilët iu bashkangjitën kërkesës për këtë çështje.

Si të papranueshëm këtë propozim e cilësoi edhe profesori universitar Bujar Dugolli.

Por si mund të bëhet ndërrimi i emrit të këtij institucioni?

Në një përgjigje me shkrim rektori Qerim Qerimi deklaroi që ngatërrimi i emrit në arenën ndërkombëtare është arsyeja që UP-së duhet t’i kthehet emri i mëparshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img