-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

AKP-ja shpallë valën e re të shitjes për 65 asete

Me datë 28 shkurt 2017 Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Bordi miratoi shpalljen e valës së re të Shitjes së Aseteve në Likuidim  SHAL 31, e cila përfshin rreth 65 asete të Ndërmarrjeve Shoqërore në gjithë territorin e Republikës së Kosovës sipas planit të punës dhe me qëllim të dinamizmit të procesi të shitjes dhe likuidimit të Ndërmarrjeve Shoqërore.

Bordi miratoi raportet e  shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e N.Sh. Banja e Kllokotit, NSH Vushtex, NSH Moronica dhe NSH Liria Pejë në shumën prej 1,367,215 euro,  si dhe miratoi shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm të gjashtë Ndërmarrjeve Shoqërore në shumën prej 151,600 euro, aprovoi qiradhënien për asetet e N.Sh Boksitet e Kosovës

Ndër të tjera, Bordi po ashtu miratoi disa qiradhënie të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Ndërmarrjen Publike Banesore si dhe shqyrtoi dhe diskutoi çështje të tjera që lidhen me veprimtarinë e përditshme të Agjencisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img