-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Escobar po zhvillon takime me Kurtin dhe Vuçiqin

Në Bruksel aktualisht pala kosovare dhe ajo serbe janë duke zhvilluar takime me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.

Emisari ka shprehur qëndrimet e ShBA-ve ndaj dy palëve, para se të vazhdohet tutje me takimin trepalësh, shkruan Gazeta10.

“Në Bruksel ka ardhur edhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit , Gabriel Escobar për të cilin mund ta konfirmojmë që ka zhvilluar takime, ose është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë, me Kurtin dhe Vuçiqin para nisjes së takimit. Pra para këtij takimi do të ketë një lloj qëndrimi amerikan në raport me dy palët, që më pastaj të dy përfaqësuesit të vazhdojnë më tutje në kuadër të takimit trepalësh”, ka raportuar gazetari Kushtrim Sadiku nga Brukseli.

Tutje, ai ka thënë se nuk do të ketë takime të veçanta dy palësh me BE-në nga përfaqësuesit e shteteve, por do të jetë vetëm takimi tre palësh.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img