14.4 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Buy now

spot_img

Kosova dhe Shqipëria me Kalendar të Përbashkët Kulturor

Ky kalendar, ka për qëllim njohjen dhe promovimin e ndërsjellët të kulturës shqipe

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi,  kanë nënshkruar sot në Protokollin për Bashkëpunim në fushën e kulturës ndërmjet dy shteteve.

Dy ministritë kanë rënë dakord që edhe sivjet të përfshihen aktivitetet kulturore të dy vendeve, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor. Kalendari, ka për qëllim njohjen dhe promovimin e ndërsjellët të kulturës shqipe, nëpërmjet realizimi të aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe shkëmbimeve të ndërsjella kulturore të institucioneve kulturës së dyja vendeve.

Me nënshkrimin e Kalendarit të Përbashkët Kulturor, Shqipëria dhe Kosova, thellojnë bashkëpunimin kulturor, dhe njëkohësisht forcojnë hapësirën e përbashkët kulturore, që është qëllim i këtij Kalendari.

Kalendari i Përbashkët Kulturor, është rezultat i Deklaratës së përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij kalendari sivjet, parashihen disa aktivitete të përbashkëta, në fushën e teatrit, bibliotekave, librit, trashëgimisë, filmit, arteve muzikore e pamore, të drejtave të autorit të cilat do të realizohen në Shqipëri dhe Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img