2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Idrizi kërkon drejtësi për masakrën e Studimes: 24 vjet pas luftës, familjarët nuk janë të qetë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka quajtur ditë të rëndë për Kosovën 2 Majin, pasi 24 vjet më parë në fshatin Studime të Vushtrisë u vranë e u masakruan 116 civilë të pafajshëm, raporton Ekonomia Online.

I pari i Vushtrrisë, tha se 24 vjet pas luftës, drejtësia për këto familje ende nuk ka ardhur.

Ai ka folur me këtë rast edhe për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e quajtur këtë proces padrejtësi.

“Sot është një ditë shumë e rëndë për familjet e martirëve për qytetarët e Vushtrrisë, sepse nga prilli, maji e qershori kemi përkujtime të përditshme të atyre që derdhen gjakun për të sjellë Pavarësinë e Kosovës. 116 civilë të pafajshëm u vranë e u masakruan”, tha Idrizi.

“Në Vushtrri e kemi 2 majin masakrën e Studimes, 26 maji masakrën e Vushtrrisë, e kështu më radhë dhe gjitha këto vuajtje janë gurthemeli i lirisë e pavarësisë së Kosovës. 24 vjet pas luftës, ne kur kujtojmë masakra të tmerrshme, drejtësia ende nuk ka ardhur dhe gjitha këto familje do të lehtësoheshin kur kryerësit e këtyre masakrave do të dilnin para drejtësisë”, tha ai, teksa përmendi edhe gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Sot i kemi duke u përballur me padrejtësi, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, e që është një padrejtësi”, tha Idrizi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img