14.4 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Buy now

spot_img

Në festën e ditëlindjes së aktores Leze Qena (Video)

E dashur për të gjithë është aktorja e njohur kosovare, Leze Qena

Të mërkurën mbrëma ajo e kremtoi ditëlindjen e 82-të në një mënyrë të veçantë. Një festë ishte organizuar për të, e ajo erdhi pa e ditur se për çfarë është fjala, kështu duke u befasuar, shkruan rtv21.tv

Aktorja e përzemërt e shqiptarëve, që u bë e njohur përmes punës së saj disa dekadëshe në teatër, film e radiotelevizion, shënoi përvjetorin e 82-të të lindjes. Organizimi i veçantë për Leze Qenën, u bë i gjithi pa njohurinë e saj. Madje edhe vetë erdhi në këtë festë duke u mashtruar, siç theksoi vetë, se u nis për shkuar në një dasëm.

Festa e ditëlindjen së Lezes u bë e mundshme nga Shemsie Dërmaku. E cila tha se bashkë me disa bashkëpunëtorë e biznese deshën ta organizojnë festën pasiqë, siç thotë Lezja, dëshiron të vlerësohet sa të jetë gjallë. Sipas Dërmakut, aktorja njëherë ishte ankuar se edhe bashkëshortin e saj, Xhevat Qenën e çmuan më shumë pasi vdiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img