-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

A bëni dush për pesë minuta apo derisa të “shpenzoni ujin e një bojleri të plotë”?

Një mjeke zbuloi se cila është mënyra e duhur edhe kur trupi nuk është i pastër

Të gjithë kemi zakone të ndryshme, por këshillat e ekspertëve janë të njëjta.

A bëni një dush të shpejtë, në 5 deri në 10 minuta, apo ju pëlqen të kënaqeni “derisa të mbarojë uji i nxehtë”, është një pyetje që mund të duket e thjeshtë.

Megjithatë, sipas dermatologëve, një nga këto zakone mund të shkaktojë pasoja negative për shëndetin tonë.

Shumica dërrmuese e njerëzve bëjnë dush për një kohë të gjatë, dhe kjo në fakt mund të dëmtojë lëkurën tonë, transmeton Telegrafi.

Kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e vetë dushit, rekomandohet që individët të kufizojnë kohën e kaluar në dush në 10 deri në 15 minuta. Kjo është për shkak se ekspozimi i zgjatur ndaj ujit mund të heqë nga lëkura vajrat e natyralë.

Përveç kësaj, dushi për më pak se 5 minuta nuk mjafton për të pastruar trupin dhe mund të ndodhin infeksione të ndryshme bakteriale dhe kërpudhore, sipas ekspertëve.

Ata vënë në dukje se sa e rëndësishme është larja e çdo pjese të trupit dhe veçanërisht theksojnë që të mos harrohen këmbët, ku mund të zhvillohen infeksionet mykotike.

Sa shpesh duhet të bëjmë dush?

Rekomandohet që njerëzit të bëjnë dush të paktën çdo të dytën ditë. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë në varësi të stilit të jetesës dhe preferencave personale. Për shembull, ata që ushtrojnë shpesh ose jetojnë në zona të nxehta dhe të lagështa mund të kenë nevojë të bëjnë dush më shpesh për të mbajtur një higjienë të mirë.

Nga ana tjetër, njerëzit me lëkurë të thatë duhet ndoshta të shmangin dushin shumë shpesh sepse mund të heqin vajrat natyralë nga lëkura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img