-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak: Ekipi menaxhues do të prezantojë draft-statutin për Asociacionin, s’e dimë çka ka në të

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë para raundit të ri të negociatave në Bruksel se statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane.

Lajçak ka thënë se ekipi menaxhues do të prezantojë draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mirëpo është shprehur se nuk e dinë se çfarë ka në të.

“Ekipi drejtues do të prezantojë draftin. Ne nuk e dimë se çfarë është në të, por duhet të jetë fillimi i procesit. Së fundi, duhet të kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, tha Lajçak për agjencinë kroate të lajmeve “Hina”.

Ai shtoi se në fund do të varet nga të dyja palët se si do të duket statuti.

“Ne jemi këtu për të zbatuar atë që është rënë dakord gjatë dialogut. Kjo nuk është imponuar, është rënë dakord mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 2013. Për ne është e rëndësishme që çdo zgjidhje të jetë evropiane”, tha Lajçak.

Siç tha ai, BE-ja nuk dëshiron të krijojë një Asociacion të bazuar në një model që nuk është testuar më parë në botë.

“Prandaj ne duhet të zbatojmë atë që është rënë dakord më parë, por në të njëjtën kohë duhet të marrim frymëzim nga zgjidhjet praktike të modeleve ekzistuese evropiane. Ne nuk duam të krijojmë diçka që nuk është testuar kurrë askund në botë, por duam që vendet të gjejnë frymëzim në modelet evropiane që funksionojnë mirë”, theksoi Lajçak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img