-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë simptomat e variantit të ri të Covid-19

Një variant i ri i Covid-19 po përhapet në të gjithë globin me simptoma të reja. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka identifikuar si “Arcturus”.

Sipas Advent Health, janë 9 gjëra kryesore që duhet të dini mbi këtë virus.

1. Sipas ekspertëve shëndetësorë, COVID-19 është ende një shkak kryesor i vdekjeve në mbarë botën, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku mesatarisht ka rreth 250 vdekje në ditë.

2. Organizata Botërore e Shëndetësisë aktualisht po e klasifikon XBB.1.16 ose Arcturus si një “variant nën monitorim”, i cili është më pak serioz se variantet e reja të Covid. Megjithatë, klasifikimet janë fluide dhe mund të ndryshojnë në çdo kohë.

3. Ky variant ka një shkallë transmetueshmërie më të lartë se llojet e mëparshme.

4. Varianti i ri sjell me vete një simptomë krejtësisht të re të COVID-19: konjuktivitin, i njohur gjithashtu si syri rozë, i cili shpesh kombinohet me kruajtje.

5. Arcturus është përgjegjës për një rritje të numrit të rasteve të COVID në disa pjesë të botës, duke përfshirë Indinë, ku kruajtja e syve është raportuar më shpesh tek fëmijët, së bashku me simptomat tipike të gripit me kollë e ethe.

6. XBB.1.16 është zbuluar në 22 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

7. Arcturus është përhapur më së shumti në Arkansas, Luiziana, New Mexico, Oklahoma dhe Teksas.

9. Ky variant sipas studiuesve nuk ka gjasa të rëndojë shëndetin, kjo pasi njerëzit janë vaksinuar dhe kanë imunitet më të lartë pas infeksionit të mëparshëm./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img