Fondacioni “Hasan Prishtina” dhe Shoqata Atdhetare Kulturore “Luma” nga Kukësi kanë zhvilluar një aksion para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në shenje reagimi ndaj idesë për heqjën e emrit të “Hasan Prishtinës” nga Universiteti i Prishtinës.
Këta përfaqësues kërkuan publikisht që të mos largohet emri Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës.
Sipas Profesorit Shefqet Hoxha, përfaqësues i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Luma” as popullin nuk do ta pranojë një gjë të tillë pra, heqjën e emrit të intelektualit Hasan Prishtina nga Universiteti.
Nipi i Hasan Prishtinës Mehmet Prishtina që përfaqëson Fondacionin “Hasan Prishtina”, tha se i ka kërkuar rektorit të UP-së që të tërhiqet nga ky propozim.
Ai u shpreh i revoltuar duke thënë: “Mos na e prekin Hasan Prishtinën”. Madje e quajti ofendim të rëndë për heroin heqjën e emrit të tij nga Universiteti i Prishtinës.
Pjesëmarrësit gjatë këtij aksionit të realizuar para bustit të intelektualit Hasan Prishtina vendosën edhe kurora lulesh para bustit të tij.