-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

A është gati Qeveria për takimin e sotëm në Bruksel?

Albin Kurti mbrëmë vonë e ka mbledhur stafin e tij për tu përgatitur për takimin e sotëm në Bruksel.

Nga tavolina ku shihej vetë i nënti, ai shpërndau një fotografi, ku shkruante: Në Bruksel, duke u përgatitur për takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, i cili do të mbahet nesër [sot].

Gazeta Insajderi i ka shkruar zëdhënësit të Kryeministrit, Përparim Kryeziu, cili po ashtu ishte në takimin e mbrëmshëm për ta pyetur se e janë gati ditën e sotme, por i njëjti si zakonisht nuk ka kthyer përgjigje.

Ndryshe, në këtë takim, Kurti e Vuçiq do të priten nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Liderët do të zhvillojnë një takim të përbashkët me liderët duke filluar nga ora 18:00.

Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale politike me rëndësi.

Në fund të takimit, do të ketë një deklarim për media nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img