2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Superpuna ekzekuton pagesat për afro 2 mijë punëtorë

Superpuna njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për afro 2000 punëtorët e angazhuar përmes superpuna gjatë muajve shkurt dhe mars.

Përmes një njoftimi në Facebook, Superpuna bën të ditur që bizneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim:

Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);

Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;

Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATKsë.

Rikujtojmë që subvencionimi nga Qeveria bëhet me një muaj diferencë, ngase deklarimi i punëtorëve në ATK bëhet deri më datë 15 të muajit vijues të angazhimit. Pra, për punëtorët e angazhuar në muajin prill, deklarimi në ATK bëhet deri më 15 maj.

Për bizneset dhe punëkërkuesit e interesuar, regjistrimi në superpuna bëhet përmes vegëzës në vijim: https://superpuna.rks-gov.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img