-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Del video e portugezit që dyshohet se vrau Nikulajn, shan Edi Ramën në shqip

Ky është Ruben Saraiva, vrasësi me pagesë që dyshohet se vrau biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Ai shfaqet në këtë video me banorë të Shkodrës ku ka qëndruar disa ditë para vrasjes.

Si çdo i huaj edhe ai fjalët e para që ka mësuar në shqip duket se janë sharjet dhe këto i adreson në drejtim të kryeministrit me porosi të shqiptarëve që e shoqërojnë në lokal.

Ekzekutimi i Nikulajt sipas policisë u organizua nga Edmond Haxhia. 4 shtetas britanikë ishin vëzhguesit e lëvizjeve të 51-vjeçarit dhe ekzekutori, killeri, që realizoi detyrën finale, ishte 28-vjeçari portugez.

Ky i fundit vijon të jetë në kërkim së bashku me shtetasin anglez Harry Simpson të vetmit që i kanë shpëtuar arrestimit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img