-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Dyshohet se vodhi një kuletë me para, dërgohet në mbajtje 19-vjeçari në Pejë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri.

Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Kështu ka ndodhur së fundi në Pejë, pasi një person dyshohet se kreu vjedhje në Spitalin Rajonal.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 19-vjeçari është identifikuar pas disa ditësh në arrati dhe i njëjti është arrestuar dje.

Ai dyshohet që ka vjedhur një kuletë me para punonjëses së spitalit.

Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img