4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Grabovci flet për Demarkacionin, tregon a do të ketë gaz në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta kenë në rend dite votimin e demarkacionit më 9 mars të këtij viti.

Partitë opozitare paralajmërojnë rezistencë të fortë për të mos lejuar kalimin në Kuvend të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ato thonë se nëse këto marrëveshje sillen në Kuvend do të rikthehet edhe gazi lotsjellës.
Megjithatë, partnerët e koalicionit qeverisës këmbëngulin se këto marrëveshje do të miratohen në Kuvend.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka folur për çështjen e ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se ai asnjëherë nuk e ka kursyer veten sa i përket mbrojtjes së interesave të vendit.

“Sa i përket votimit të demarkacionit votën time do ta jap në përputhje me interesat e qytetarëve të Kosovës“, thotë Grabovci, për Arbresh.info
I pyetur nëse pozita i ka votat e mjaftueshme për ratifikim, Grabovci ka hezituar të përgjigjet.

“Së pari edhe demarkacioni si çdo ligj tjetër duhet të vihet në parlament, të analizohet, të konsultohet dhe pastaj mbi bindjen e tyre të lirë të vendosin a të votojnë pro, kundër apo do të abstenojnë”, deklaroi shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

Ndërkaq për rikthimin e gazit në Kuvend ka thënë se duhet të  mbështeten të gjitha format demokratike dhe se dhuna ka përfunduar në vitin 1999.

“Do ta japim kontributin tonë që vërtetë ta kemi një demokraci të mirëfilltë, dhuna për ne nuk është zgjidhje, ne i kemi dhënë fund dhunës në përfundim të 1999, ne jemi të përcaktuar që problemet tona ti zgjedhim me dialog, me mjete paqësore”, përfundon Grabovci.

Kujtojmë se që nga shtatori 2016, marrëveshja e Demarkacionit më nuk është dërguar në Kuvend, përkundër raportimeve të ndryshme që një gjë e tillë do të bëhet në fillim të muajit maj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img