Më 2 maj të vitit 2000 skenës politike në Kosovë iu shtua edhe një parti politike.
Në atë kohë, pas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, u krijua Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Kjo parti sot shënon 20-vjetorin e themelimit të saj.
Ceremonia qendrore e shënimit të këtij përvjetori mbahet në Prishtinë, në ora 18:00 në hotelin Emerald./PrishtinaPress/