0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hasani: Shkaku i inflacionit bizneset e vogla janë detyruar ta shesin mallin pa fitim

Sadudin Hasani, nga Shoqata e Bizneseve të Vogla, duke folur për pakënaqësitë e punëtorëve të këtyre bizneseve, tha se problem e sheh edhe rritjen e inflacionit.

Shkaku i inflacionit, Hasani, tregon se si biznese janë detyruar që mallin ta shesin me çmimin e njëjtë që e kanë blerë.

“Në inflacion nuk është mirë të keshë para në xhep, por të kesh mallin, inflacionit ia sheh hairin. Ne si biznese të vogla nuk kemi vend që ta deponojmë mallin, që të kemi rezervë, e kemi vetëm mallin që e kemi në shitje. Ka ndodhë e kemi shitur me atë çmim që e kemi blerë”, ka thënë ai në Tëvë1.

Problem tjetër ai e sheh edhe konkurrencën që kanë me marketet e mëdha.

“Problemin tjetër që e kemi është konkurrenca, për shkak të saj neve na duhet t’i mbajmë çmimet e njëjta me të marketeve të mëdha. Ne kemi pritur dhe presim përkrahje nga organet shtetërore, konkretisht prej komunës, por mbesim me shpresën”, tha ai.

Ndërsa, duke ripërmendur ndërtimin e kioskave, ai në emër të shoqatës thotë që janë të gatshëm të hynë edhe në kredi dhe t’i ndërtojnë vetë.

“Për ndërtimin e kioskave të reja, në momentin që komuna na i vazhdon lejet, ne jemi në gjendje edhe në kredi të hyjmë edhe t’i vendosim, mirëpo varet prej komunës, nuk varet vetëm prej neve”, shtoi ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img