-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Erdhën bërllokgjitë”, dy punëtorët e Pastrimit rrëfejnë për vështirësitë dhe ofendimet që i marrin

Të veshur me uniformën e punës, në emisionin “Frontal” të Televizionit 7, në ditën e 1 Majit, dy punëtorë të kompanisë “Pastrimi”, Ilaz Rexhepi dhe Kamil Koprani kanë dhënë rrëfimin e tyre se si është të punosh në këtë kompani, si trajtohen ata dhe si i përjetojnë ofendimet që i marrin gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Koprani tregon se ai punon në ndërrimin e tretë dhe se ka vështirësi gjatë kryerjes së punës, duke nisur nga mungesa e ndriçimit, që u shkakton pasiguri.

“Nuk kemi ndriçim, është shumë e vështirë, edhe në ndërrimin e natës kemi lëndime të punëtorë”, thotë ai.

“Unë jam lënduar tri herë gjatë punës”, ka thënë njëri nga punëtorët e “Pastrimit”.

Tutje ai thotë se ka vështirësi në punën e tij, që i shkaktohet edhe brenda kompanisë, por edhe nga qytetarët.

Kolegu i tij, Ilaz Rexhepi tregon se ka pasur shumë raste kur nuk është trajtuar dinjitetshëm gjatë kryerjes së detyrës, nga qytetarët. Ai ka rrëfyer se si i është drejtuar një mësuese në prani të nxënësve para shkollës.

“Erdhën bërllokgjitë, ka thënë njëherë një mësuese. Ky është një ofendim. Ai fëmijë duke e dëgju këtë, edhe ai mësohet ashtu”, ka thënë ai.

Rexhepi thotë se është ofenduar nga mënyra se si i është drejtuar mësuesja dhe i ka thënë asaj se “Unë nuk i kam sjell mbeturinat, por këtu i gjeta. Këtu nuk më shkruan askund ‘bërllok’, por ‘Pastrim’”, ka treguar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img