-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

U qëllua me plumb në kokë në vitin 1990, oficeri i policisë vdes pasi kaloi 33 vite në koma

Detektivi Troy Patterson ndërroi jetë 33 vjet pasi u qëllua nga tre kriminelë që përpiqeshin ta grabitnin.Patterson i kaloi tre dekadat e fundit në koma – nuk u zgjua kurrë pas të shtënave.

Troy Patterson ishte jashtë detyrës duke larë makinën e tij në një hidrant zjarrfi në lagjen Brooklyn të Nju Jorkut kur ai u zu në pritë nga tre persona të armatosur.

Ata e qëlluan në kokë policin hero ndërsa përpiqeshin ti merrnin disa dollarë.

Vetëm 27-vjeç, polici sipas New York Post kishte marrë tashmë shtatë lavdërime për punën e tij në atë kohë.

Ai nuk u zgjua më kurrë pas grabitjes dhe qëndroi në një gjendje vegjetative deri në fund.

Pas krimit të 16 janarit 1990, tre autorët në panik u larguan nga vendi i ngjarjes pa arritur asgjë, duke lënë pas portofolin e punonjësit të policisë.

Pak më vonë, policia arrestoi tre të dyshuar: Vincent Robbins, Tracey Clark dhe Darien Crawford, transmeton oranews.

Robbins, tani 53 vjeç, u dënua me 5 deri në 15 vjet burg për sulm dhe tentativë për grabitje. Ai  është i lirë që nga viti 2000.

Shefi i Shoqatës së Detektivëve (DEA) Paul DiGiacomo i bëri homazhe Patterson të dielën: “Detektivi Troy Patterson ishte një hero i qytetit të Nju Jorkut që frymëzoi qindra kolegë për të vazhduar punën e tij të guximshme dhe të rëndësishme kundër krimit. DEA do të sigurojë që ai dhe familja e tij të mos harrohen kurrë.”

Patterson u gradua si detektiv në vitin 2016, 26 vjet pas grabitjes.

Zëvendësdrejtoresha e NYPD Judith Harrison tha për Patterson në janar 2022:

“Ne vijmë këtu çdo vit për të nderuar jetën e tij, për të festuar jetën e tij, për t’i bërë të ditur familjes së tij dhe atij se ne nuk do të harrojmë.”

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img