-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Azemi: As kjo qeveri nuk bëri asgjë për punëtorët e sektorit privat

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, ka thënë se nga këndi sindikal thonë se koha e demagogjive ka përfunduar.

Azemi e ka kundërshtuar kryeministrin Kurti lidhur me 1 Majin, duke thënë se “ti thuash dikujt se kemi shtuar vende të punës, kemi krijuar kushte më të mira për punëtor të sektorit provat të Kosovës mund edhe ‘ta ha pazari’”

“Por ne jemi këtu çdo ditë dhe disa herë e kemi kërkuar, edhe sot e kërkuam që disa premtime që i kanë bërë gjatë fushatës, a mund të del dikush të thotë se një dhe këtë e kemi realizuar”, ka thënë ai.

Tutje shtoi se e dinë që të gjitha premtimet e fushatës nuk mund t’i realizojnë por sipas tij, duhet të bëjnë të ditur arsyen se pse nuk po realizohen.

Sipas tij, ofrimi i kushteve më të mira për puntorët e sektorit privat të nga kjo qeveri dhe nga qeveritë tjera është “e barabartë me zero”.

“Tek puntorët e sektorit privat të Kosovës kjo qeveri e ka rritur ironizimin sepse gjatrŇ kësaj periudhe puntorët e sektorit publik ishin dhe janë në një pozzitë më të mirë se ne edhe me paga dhe me mbështetje, subvencione”, ka deklaruar ai në emisionin “FIVE”.

Ndryshe këtë të hënë është shënuar 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img