0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Aktivistët e mjedisit sulmojnë me ngjyrë ndërtesën e Louis Vuitton në Paris

Sot në Paris, aktivistët mjedisorë derdhën ngjyrë në fasadën e Fondacionit Louis Vuitton dhe në Place Vendome, i njohur për dyqanet luksoze të bizhuterive.

Aktivistët e organizatës mjedisore “Extinction Rebellion” vendosën që aksionin ta realizojnë herët në mëngjes, para mitingjeve të paralajmëruara të 1 Majit.

Aktivistët mjedisorë kundërshtojnë uljet e taksave nga grupi luksoz – LVHM Louis Vuitton.

“Në këtë kontekst aktual social ku francezët heqin dorë nga një vakt në ditë për shkak të inflacionit, pasuria e grupeve të mëdha është thjesht e turpshme. Kërkesat e sindikatës për paga më të larta kanë mbështetjen tonë të plotë”, tha grupi mjedisor.

Mediat franceze kanë raportuar se në atë aksion janë arrestuar gjashtë aktivistë.

Në aksionin e dytë të grupit ekologjik “Last Renovation”, është spërkatur bojë në sheshin Vandom, ku ndodhet hoteli i famshëm luksoz Ric.

Këta aktivistë fajësojnë të pasurit se janë më përgjegjës për emetimet e gazrave serrë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img