Henbollisti i kombëtarës së Kosovës, Leonard Gegaj, ka shënuar njërin prej golave më të bukur në ndeshjet e fundit kualifikuese për “Euro 2024”.
Këtë super-gol, 34-shi i Kosovës e realizoi në sfidën e fundit të Kosovës që e humbi përballë Sllovenisë, me rezultat 33-28.
Prandaj, Federata Evropiane e Hendbollit e zgjodhi golin e Gegaj-t si realizimin e katërt më të mirë në sfidat e fundit kualifikuese.
Gjatë këtij cikli kualifikues Kosova ka shfaqur lojë të mirë në disa prej ndeshjeve. Por, grupi ishte i fortë dhe me kombëtare shumë cilësore. Prej grupit të shtatë në Evropian janë kualifikuar: Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi.