0.7 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Ndërtoni McLaren 750S-in e ëndrrave tuaja me konfiguruesin zyrtar të McLaren-it

Rreth një javë më parë, McLaren e prezantoi modelin 750S si një version të rifreskuar dhe të rafinuae të 720-shit.

Ajo arriti me fuqi më të madhe dhe me 30 për qind të komponenteve të reja ose të modifikuara, shifër kjo mbresëlënëse për një përditësim, dhe nëse juve ju pëlqej ajo që patë në fotot e para zyrtare, ju tani mund ta modifikoni atë në faqen zyrtare në internet.

Duke filluar nga ngjyrat, ju mund t’i zgjidhni 5 nga opsionet standarde, dhe 5 nga ato opsionale, duke përfshirë edhe ngjyrën e re “Orum”, shkruan Motor 1,

Për sa i përket interierit, një kombinim Alcantara tani është standard me dy specifika shtesë në dispozicion, TechLux dhe Performance. E para përdor lëkurën Nappa në të gjithë kabinën, ndërsa Performance kombinon lëkurën dhe kombinimin Alcantara.

Në radhë vijnë rrotat. Ekzistojnë tre opsione të rrotave me disa përfundime të ndryshme për secilën prej tyre. Ka 10 ngjyra të ndryshme në dispozicion për kalipat e frenave dhe 3 opsione gomash.

Mund të porosisni gjithashtu një përmirësim të frenave dhe bulonat e rrotave të kyçjes me titan, të cilat përmbledhin të gjitha opsionet në kategorinë e frenave dhe gomave.

Ju gjithashtu mund të personalizoni edhe brendësinë e super-veturës. Përveç specifikimeve të përmendura më sipër, ka veçori interesante të tilla si një dritare motori me xham të dyfishtë, një shirit titani dhe tapiceri OEM.

Ju gjithashtu mund të zgjidhni një nga tre opsionet e disponueshme të dekorimit të timonit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img