-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Në shenjë besnikërie ndaj Romës, Mourinho refuzon Chelsean

Jose Mourinho ka refuzuar të negociojë me Chelsean për postin e trajnerit – bëjnë të ditur mediat italiane.

E ardhmja e strategut portugez është përfolur shumë në javët e fundit, duke qenë se kontrata e tij me Romën skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.

Ai është lidhur me skuadra të shumta duke përfshirë edhe përfaqësuesen e Brazilit dhe Paris Saint-Germainin.

Corriere dello Sport njofton se Mourinho është kontaktuar nga një drejtor i Chelseat për mundësinë e rikthimit në Stamford Bridge.

Mirëpo, portugezi e ka bërë të qartë se nuk është i interesuar që të hyjë në bisedime, sepse pret të takohet me pronarin e Romës, Dan Friedkin, për mundësinë e qëndrimit në Stadio Olimpico.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img