12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Arrestuan “skuadrën” e vrasjes së biznesmenit në Shqipëri, mediat britanike jehonë gjakmarrjes mes dy familjeve

Mediat britanike kanë shkruar se tre persona të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, kanë dalë para gjykatës britanike për t’iu caktuar masa e sigurisë.

Daily Mailraporton se Edmond Haxhia me shtetësi shqiptare dhe britanike, Thomas Mathin dhe Steven Hunt, të dy shtetas britanik, janë lënë në burg nga Gjykata britanike.

Në shkrim është pasqyruar gjithashtu gjakmarrja 26-vjeçare e Nuklajt me familjen Lekstakaj. Policia beson se vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje për mbi 80,000 £ mes dy familjeve.

Hunt, Haxhia dhe Mathin janë arrestuar në Britani nga policia mëngjesin e djeshëm. Ata u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre. Të treve iu është caktuar masa e paraburgimit./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img