1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ferizajasit bëhen llom mes vete për një parking, 37-vjeçari u hyn dru dy vëllezërve

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. Mollë sherri në shumë raste bëhen edhe hapësirat e rezervuara për parking, të cilat shndërrohen në ‘fushëbetejë’ për personat e përfshirë.

Në një rrahje janë përfshirë mbrëmë dhe tre persona në Ferizaj, dy prej tyre vëllezër mes vete.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luboteni”, ku pas një konflikti lidhur me një parking, tre të dyshuarit kanë filluar të përleshen.

37-vjeçari dyshohet se ka goditur me një shkop druri njërit prej vëllezërve, duke i shkaktuar atij lëndime trupore. Në ndihmë vëllait të tij i doli edhe 33-vjeçari i cili i është kundërpërgjigjur me grushte të dyshuarit të parë.

Si pasojë e lëndimeve që morën në spital, dy nga të dyshuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia.

Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe njëri nga ta në shenjë revolte ka goditur veturën e Policisë, ku ndodhej i dyshuari që goditi vëllain e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img